Rey Manaj dhe Nedim Bajrami gjejnë golat e radhës në skuadrat e tyre. Sulmuesi lushnjar shënoi për Barcelona B, që garon në divizionin e tretë të futbollit spanjoll. Ekipi katalanas fitoi 4-2 në shtëpi përballë Llagosteras.
Miqtë shënuan dy gola të shpejtë, teksa Manaj shkurtoi rezultatin në minutën e 41-të, duke i hapur rrugë përmbysjes së skuadrës së tij. 24-vjeçari nga Lushnja lëvizi bukur mes dy mbrojtësve kundërshtarë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Gooool Rey Manaj!! pic.twitter.com/PXPjrPIfrP
— Piotr Guziński (@Nyctophile1_) March 7, 2021
Nedim Bajrami është një nga lojtarët më të mirë të Empolit, që kryeson Serie B dhe synon rikthimin në elitën e futbollit italian. Empoli e mbylli në barazim 1-1 sfidën shtëpiake kundër Cittadellas.
22-vjeçari, i cili po pret konfirmimin e FIFA-s për të veshur fanellën kuqezi të kombëtares shqiptare, realizoi golin e ekipit të tij në mesin e pjesës së parë, goli i tretë sezonal për të në kampionat. /abcnews.al