Rey Manaj u kthye të bëjë “bomberin” në Ligën e Parë turke, duke shënuar dy golat e tij të parë në sezonin e ri.
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë ishte protagonist në sfidën e javës së tretë, duke ndihmuar Sivaspor në barazimin 2-2 kundër Manisa.
Manaj gjeti golin e parë sezonal në minutën e 17-të, duke I dhënë epërsinë të zotëve të shtëpisë.
Miqtë barazuan rezultatin me Sila, por shumë shpejt, futbollisti kuqezi ktheu edhe një herë festën e skuadrës së tij në fushë dhe tifozëve vendas në tribuna.
Në minutën e 37-të, ai goditi saktë nga pika e penalltisë për avantazhin e Sivaspor në pjesën e parë.
Por pas pushimit, golat e Manaj nuk I shërbyen vendasve për të marrë maksimumin, pasi Mania vulosi fatin e sfidës në barazimin 2-2.
Ky rezultat nuk e prishi mbrëmjen e shkëlqyer personale të sulmuesit shqiptar, që jep një sinjal të rëndësishëm për trajnerin Maran përpara rikthimit të kombëtares për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.


