Lajmi nuk është aspak i mirë, ndonëse jeta nuk përfundon këtu.
Nedim Bajrami nuk do të luajë dot në Ligën e Kampionëve të nivelit të dytë në Azi, të barabartë me Ligën e Europës në kontinentin e vjetër.
Klubi I tij, Al Tauon, nuk mundi ta regjistronte në këtë konkurrim, siç thuhet për shkak të rregullave të forta lidhur me lojtarët e huaj.
Një përfundim I tillë pritej, por vetëm tani u bë zyrtar, e shqiptari nga Maqedonia mund të aktivizohet në kampionat e kupë.
Sauditët nuk ia dolën dot të ishin në Championsin e dytë me skuadrën më të fortë, ndërsa paguan 200 000 euro për ta marrë Bajramin huazim nga Gllazgou Rejnxhës në Skoci.
Al Tauon mund t’ia blejë kartonin yllit kuqezi për 3 milionë euro nëse do të vendosë për diçka të tillë verën e ardhshmë.
Mesfushori I kombëtares shqiptare po kalon një periudhë përshtatjeje në futbollin saudit, dhe ka luajtur deri tani 264 minuta nga 480 minuta në dispozicion në gjashtë ndeshje.
Gjithsesi, në dy nga tri sfidat e fundit ai nuk ka qenë pjesë e ekipit, ndërsa në ndeshjen e 8 shtatorit humbur ndaj Al Hazemit u aktivizuar 67 minuta.
Bajrami ka luajtur në Serinë A nga 2019 deri në 2025 për Empolin dhe Sasuolon, e më pas në Skoci me Gllazgou Rejnxhërsin, ndërsa për Shqipërinë është aktivizuar në 45 ndeshje e ka shënuar 7 gola.

