Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Prezantohet “magjistari” Bajrami/ Mesfushori i kombëtares braktis Skocinë për Gjirin Persik

schedule12:43 - 4 Gusht, 2026

schedule 12:43 - 4 Gusht, 2026

Ishte një video vërtet e veçantë. Nga Arabia Saudite sapo u largua një futbollist shqiptar, dhe ja ku mbërrin një tjetër. Vendin e Mario Mitajt në atë ligë profesioniste do ta zerë Nedim Bajrami, edhe pse me skuadër tjetër.

Mesfushori i kombëtares u prezantua nga klubi i tij I ri, Al Tauon, në një mënyrë speciale, duke e krahasuar me një magjistar. Ai do të luajë këtë sezon i huazuar në Gjirin Persik, ndërsa kartonin e tij e mban ende Gllazgou Rejnxhërs.

Klubi I madh skocez kërkon 2.5 milionë euro për kartonin nëse Al Tauon do ta blejë atë verën e ardhshme. Pak a shumë, është e njëjta skemë si me Mitajn, që u huazua tek Xhenoa e Serisë A nga Al Itihadi saudit.



Dy sezonet e fundit, Bajrami luajti pikërisht për Rejnxhërsin, gjithsej në 63 ndeshje, duke shënuar 7 gola e shërbyer 5 asistë. Për 4 edicione më parë ishte në Itali, fillimisht me Empolin dhe pastaj me Sasuolon, duke provuar Serinë A dhe Serinë B, duke shënuar në Apenine 26 gola e shërbyer 26 asistë.

Largimi nga Europa mund të mos jetë kulmi i karrierës për mesfushorin e talentuar shqiptar 27-vjeçar, i cili në 2022 kishte karton me vlerë 10 milionë euro, katër herë më shumë se sot, dhe për të cilin u interesua, mes të tjerëve, edhe Milani.

Gjithsesi, nëse luan rregullisht dhe tregon potencialin që ka, mundësitë janë të gjitha për t’u kthyer në ligat e forta të kontinentit të vjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!