VIDEO/ Moriba: Kujtimin e golit do e marr me vete në varr, Messi më tha të godisja

schedule09:15 - 7 Mars, 2021

schedule 09:15 - 7 Mars, 2021

Ilaix Moriba dje ishte ylli i Barcelonës. Talenti 18-vjeçar shënoi një gol shumë të bukur, që i dha qetësi skuadrës së tij, në fitoren 0-2 ndaj Osasunas në llogari të La Liga.

Pas ndeshjes mesfushori foli për mediet, ku tregoi për golin e bukur dhe emocionet e shumta pas tij. Moriba tregoi se Messi i tha të godasë nëse gjen hapësirë dhe këshilla e Leos gjeti vend.

“Ende nuk mund ta besoj. Leo më dha pasimin e golit, madje nuk e di sesi ia dhashë të prerën topit dhe për fat të mirë përfundon brenda. Nuk do e harroj kurrë atë moment, do e çoj këtë kujtim në varrin tim. Ua dedikoj prindërve të mi.

Gjithmonë ëndërroj të shënoj, kam luajtur futboll sepse më pëlqente të shënoja gola, përndryshe do isha futur portier. Ka shumë konkurrencë në stërvitje, nuk ka rëndësi nëse jemi të rinj apo jo. Ne duhet të mësojmë nga veteranët dhe ata na ndihmojnë shumë.

Pasi hyra në fushë Messi më tha të provoj të godas dhe unë këtë bëra. Kurrë nuk kemi menduar se kampionati ka mbaruar, ashtu siç nuk mendojmë as për ndeshjen e së mërkurës ndaj PSG. Spresoj që të dy ekipet e Madridit të humbasin pikë. Të paktën Atletico, që është më lart në renditje”, u shpreh Moriba. /abvcnews.al