Pandemia jashtë kontrollit në Sllovaki, pacientët për trajtim drejt Polonisë dhe Gjermanisë

schedule22:44 - 6 Mars, 2021

schedule 22:44 - 6 Mars, 2021

Sllovakia ka numrin më të lartë të humbjeve të jetëve për shkak të COVID. Polonia fqinje ka pritur pacientët e parë nga Sllovakia për shkak të mbingarkesës së spitaleve në vend.

Zv. Ministri i Shëndetësisë në Poloni Waldemar Kraska tha se tre pacientë janë aktualisht në Poloni por ende nuk dihet nëse do të transportohen të tjerë në ditët në vijim.

Dy pacientët e parë sllovak pritet të mbërrijnë në Gjermani në orët në vijim deklaroi qeveria e atjeshme, ndërkohë që 8 të tjerë janë planifikuar të transportohen në ditët që do pasojnë.

Sipas një zyrtari polak, pacientët e transportuar nga Bratislava janë pacientë në një “gjendje mjaft të rëndë” dhe duhet të vendosen në aparate për frymëmarrje.

Sllovakia,vend i BE me një popullsi prej 5.4 milion, regjistroi nivelin më të lartë të vdekjeve në 14 ditët e fundit, ndjekur nga Çekia, sipas përllogaritjes së bërë nga një agjenci franceze./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!