ANEKDOTA E DITËS/ “Fitojini tana”, kur partia bënte humor shkodran me Vllazninë

schedule11:00 - 8 Mars, 2021

schedule 11:00 - 8 Mars, 2021

Futbollistët janë përballur me kërkesa nga më të çuditshmet. Një prej tyre e ka treguar edhe Bardhyl Jera, ish-lojtari i Vllaznisë dhe kombëtares së Shqipërisë, në emisionin “Pressing” në ABC.

Jera nuk përmend emra, por ajo që thotë është me të vërtetë për të qeshur dhe tregon se sa larg sportit janë shumë njerëz të politikës. Flitet për shumë vite përpara, por sigurisht që edhe në ditët e sotme nuk mungojnë personalitete të tilla.

Jera, zbulon kërkesën e çuditshme të një ish-sekretari të Partisë Komuniste të Shqiptarisë, pasi një humbjeje që kishte pësuar Vllaznia. “Kur kemi luajtur futboll dhe humbte Vllaznia, vinin e na kërkonin llogari normalisht.

Ai ishte sekretar partie dhe s’kishte lidhje me futbollin. Na thoshte ‘mu më duhet që t’i fitoni të gjitha ndeshjet, dilni kampion, nuk dilni kampion, për mua nuk ka rëndësi”, rrëfente me shaka Jera në emisionin sportiv të ABC-së. /abcnews.al