Ahmetaj: Ekonomia nisi të ringrihet, 4.5% rritja ekonomike

schedule12:45 - 6 Shtator, 2018

schedule 12:45 - 6 Shtator, 2018

Si ministër që jep llogari për infrastrukturën rrugore, Damian Gjiknuri këmbëngul në efektet positive që jep akti normativ për përfundimin e të gjithë programit kombëtar të rrugëve. Madje kjo është edhe një përgjigje për akuzat e opozitës.

“Pak më parë dëgjoja nga Elbasani ata që janë mbledhur atje si kukudh për të bërë atë parlamentin paralel dhe po preknin disa plagë që i kanë hapur vetë për rrugët. Merr guximin kryetari i opozitës dhe flet për rrugën Tiranë-Elbasan, duke na e shitur si dështimin tonë, pa harruar që një rrugë e filluar pa projekt, e filluar me gjoja 160 milionë euro e cila ka përfunduar mbi 400 milionë euro pikërisht për atë që them, s’ka pasur projekt të plotë dhe s’ka qenë menduar ashtu siç duhet, për të mos thënë keqmenaxhimi i vazhdueshëm që i është bërë asaj rruge dhe që fatmirësisht është duke u hetuar nga prokuroria. Dua t’ju them qytetarëve të Elbasanit se nuk dua të merrem me të”.

Duke i kujtuar se kur kanë nisur e përfunduar rrugët në Shqipëri, ministri Gjiknuri i jep të gjitha atributet kësaj qeverie për rezultatet konkrete.

“Ata që deklarojnë që kanë bërë rrugë, unë po them një fakt që rrugë ata vetëm filluan, bënë procedura tenderash. Rrugët kryesisht u mbaruan nga kjo qeveri në 5 vitet e fundit dhe do të vazhdojnë të përfundohen këto projekte infrastrukturore në 3 vitet në vazhdim”.

Qytetarët shqiptarë në këto vite, do të kenë paketën më të madhe të investimeve rrugore. Këtë fakt e nënvizoi edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.

“Janë 1.4 miliardë dollarë në 3 vitet e ardhshme që do të kompletojnë rrjetin rrugor shqiptar, por mbi të gjitha do të ndikojnë direkt në rritjen ekonomike të këtij vendi”.

E duke qenë skeptikë me shifrat që i kundërve opozita se ekonomia e këtij vendi është rrënuar, Ministri Arben Ahmetaj i kujton demokratëve diferencën që ka pësuar rritja ekonomike që nga viti 2012.Vetëm me votat e mazhorancës kuvendi ka miratuar aktin normative për disa ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2018./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!