Vrasja në Mamurras, babai nxiti autorin të vriste 14-vjeçarin

schedule13:30 - 6 Shtator, 2018

schedule 13:30 - 6 Shtator, 2018

Policia e Laçit ka arrestuar babain e adoleshentit që vrau shokun e tij minoren. Dyshohet se ai ka nxitur të birin të bëjë vrasjen, ndaj po hetohet për të faktuar këtë detaj.

Duket më e frikshme se nga ajo çfarë ka ndodhur. Babai i autorit 15-vjeçar, i cili vrau një bashkëmoshatarin e tij mbrëmjen e mërkurë në Fushë Mamurras është arrestuar.

Një burim i policisë së Laçit tha për ABC News që Xhevdet Xhecuka dyshohet se ka nxitur krimin. Referuar dëshmisë së autorit adoleshent, ai i ka thënë të birit, merrë thiken vrite ose nuk je djalë.

Mbetet për t’u faktuar nga prokuroria nëse vërtet prindi ka luajtur një rol të tillë në ngjarjen e rëndë, ndërsa policia bëri arrestimin e tij menjëherë pas mori rrëfimin e djalit që sulmoi me thikë 14-vjeçarin.

Konflikti mes tyre ka qenë i çastit dhe fillimisht, ata janë zënë me grushte me njëri-tjetrin, shumë pranë shtëpive. Kur më i madhi shkoi i mërzitur dhe i goditur me grusht në fytyrë, babai dyshohet se i tha: “Shko merr thikën dhe vrite”.

Më pas e gjitha përfundoi tragjikisht. I mituri me inicialet A. S vdiq menjëherë. Nëse akuza dhe policia provojnë rolin nxitës të babait të autorit, ata do të  qëndrojnë në burg bashkë./abcnews.al