“Najdovski dhe Danso jashtë”, Shehi: Bylisi rival i vështirë, Seferit i thashë diçka

schedule12:59 - 2 Mars, 2021

schedule 12:59 - 2 Mars, 2021

Tirana sfidon nesër Bylisin në “Selman Stermasi” në orën 13:00. Para kësaj sfide në konferencë për shtyp foli trajneri i Tiranës, Orges Shehi, i cili foli për ballshiotët dhe çështje të tjera të bardhebluve.

BYLISI – “Personalisht jam i mendimit që nuk ka kundërshtar të lehtë, sidomos në këtë fazë të Kategorisë Superiore, kur skuadrat janë me objektiva të qarta. Nuk është ndeshje e lehtë, është një ndeshje që do vlerësim maksimal”.

GJENDJA E SKUADRËS – “Skuadra akoma nuk është në 100%, kemi mungesa. Najdovski akoma nuk është bashkuar me skuadrën, po ashtu dhe Danso për arsye shëndetësore, që dihen tashmë. Kemi dhe pak probleme me Torassan dhe Cale sepse nga ana fizike nuk janë në 100%. Por, lojtarët që u futën në fushë ndaj Vllaznisë, mendoj se e përligjën besimin dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm”.

OBJEKTIVI – “Futemi në fushë për të dhënë dhe marrë maksimumin nga ndeshja. E dimë shkallën e vështirësisë, por kurrsesi nuk duhet të mendojmë humbjen apo barazimin, duhet të mendojmë atë, që ne duhet të japim 100% tonë në fushë. Se çfarë prodhon fusha është tjetër gjë. Jemi në një situatë që pikët janë të domosdoshme, do të luftojmë shumë për t’i marrë ato”.

LUHAJTET- “Unë mendoj që në drejtim tim skuadra është shfaqur mirë, përveç ndeshjes me Teutën, që nuk ishim vetvetja. Ishte një ndeshje për t’u harruar. Me Kukësin nuk morëm atë që merituam. Duhet të vazhdojmë me këtë dëshirë, përqendrim dhe impenjim, për të bërë mirë dhe për të marrë vazhdimësinë që është shumë e nevojshme”.

BYLISI “KOCKË E FORTË”- “Po luajmë përpara një kundërshtari që s’kemi fituar asnjë ndeshje dhe do të bëjmë ç’është e mundur që ta fitojmë ndeshjen. Kundërshtar që këto javët e fundit po bën mirë, çka ja vështirëson manovrën ekipit dhe mënyrën si do të luajë.

Bëhet e vështirë ndaj një kundërshtari të tillë. Terreni mendoj që në këtë kohë të tillë, besoj do të jetë në gjendje optimale. Shpresoj të jetë në gjendje të mirë që edhe skuadra të shprehet mirë”.

SEFERI – “Për mendimin tim, ja kam thënë dhe atij, është një nga lojtarët tanë kryesor. Jo më kot u zgjodh lojtari i ndeshjes me Vllazninë, për atë që i dha skuadrës.

Sigurisht që sulmuesi edhe raste do të humbi, por kur prodhon shumë dhe mban mbrojtjen gjithmonë në tension dhe kur shërben, unë besoj se ka bërë mirë. Dha asistin te goli i dytë i Cale. Ka shënuar 2 gola. Kam besim te aftësitë e tij. Shpresoj që nesër ai të shënojë, për të marrë atë që krijon”.

TITULLI – “Fitorja ishte shumë e rëndësishme për momentin ku ishim. Një fitore, që duhet të na shërbejë për vazhdimësinë. Në qoftë se nuk fitojmë ndeshjen e radhës, gjithçka shkon dëm. Duhet të shikojmë ndeshjen e radhës.

Të rikuperojmë pikët dhe të shikojmë të arrijmë atë që kemi përpara. Pastaj në fund fare bëhet llogaritë. Gara është e gjatë, ka shumë pikë në lojë, por duhet t’i marrim ndeshjet një nga një”, u shpreh Shehi. /abcneës.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!