Koordinatori politik për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, ka zhvilluar ditën e sotme takim me studentë në Elbasan .
Ndërsa u njoh me problematika, vështirësitë për punësimin e këtyre të rinjve, Bardhi tha se PD ka bërë plan konkret për uljen e tarifave, mbulimin e shpenzimeve me bursa për ata studentë që vijnë nga familje në nevojë.
“Ne do të ofrojmë mijëra stazhe me pagesë çdo vit, që janë paradhoma e sigurt drejt punësimit. Do të investojmë në teknologji e laboratore e do të stimulojmë sipërmarrjet e reja. Elbasani nuk ka të nesërme nëse studentët mbijetojnë çdo ditë, drobiten dhe humbin shpresën.
Ne do t’i shohim si potencialin më të madh për zhvillim, për daljen nga qëndrimi vendnumëro. Ju keni në dorë të ardhmen tuaj në 25 Prill dhe të ardhmen e Shqipërisë duke votuar ndryshimin,” tha Bardhi.
/abcnews.al/