Qytetari nga Vlora: Të vaksinohen në fillim mosha të reja, por të mos diferencohen të moshuarit

schedule11:34 - 26 Shkurt, 2021

schedule 11:34 - 26 Shkurt, 2021

Procesi i vaksinimit vijon në të gjithë territorin. Tashmë në disa qytete janë vaksinuar bluzat e bardha dhe ka vijuar vaksinimi i të moshuarve.

Gjithashtu në stadiumin “Air Albania” ashtu siç edhe u njoftua u bë vaksinimi i personaliteti, proces i cili u ndoq nga afër edhe nga kryeministri Edi Rama që e konsideroi si një mesazh ndërgjegjësues për personat skeptik ndaj vaksinës për Covid.

Ndonëse nuk kaloi pa u komentuar ky vendim, një i moshuar nga Vlora është shprehur së fundmi se procesi i vaksinimit duhet të jetë jetë njësoj për të gjithë.

Ndërsa ndryshe nga reagimet e deritanishme, ai thotë se me prioritet duhet të shihen moshat 30 deri në 60-vjeç, por jo duke larguar vëmendjen nga të moshuarit.

“E mira është të ketë për të gjithë. Më pas nëse vaksinat vijnë me kursim, mosha  60 vjeç deri në 30 vjeç duhet të vaksinohen. Për grupmoshën mbi 70-vjeç të vaksinohen kur të vijë radha”, u shpreh një i moshuar.

Më tej ai u shpreh se duhet të realizohet në mënyrë të barabartë procesi i vaksinës, pasi përzgjedhja sipas tij është e padrejtë.

“Duhet të jenë të barabartë edhe personalitetet edhe personalitetet. Duhet të ketë për të gjithë dhe më para të vaksinohet kush shihet më i domosdoshëm”, u shpreh më tej i moshuari.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!