Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Twitter”shkruan se Gjermania dhe Franca janë të gatshëm të mbështesin dialogun mes Serbisë dhe Kosovës për të vazhduar rrugën drejt integrimit Europian.
“Gjermania dhe Franca mbështesin agjendën serioze dhe ambicioze të reformave duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjermania dhe Franca qëndrojnë të gatshëm në mbështetjen e dialogut nga BE, mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan ai.
Gjithashtu Rohde, tha se dy vendet “i urojnë qytetarët e Kosovës, Albin Kurtin, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin për rezultatin zgjedhor”.
“Ne bëjmë thirrje për një formim të shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit, sapo rezultatet të finalizohen”, shkruan ai.
/abcnews.al/