Kritikuan prindërit në një takim online, i gjithë bordi i shkollës jep dorëheqjen

schedule09:19 - 22 Shkurt, 2021

schedule 09:19 - 22 Shkurt, 2021

Presidenti dhe tre anëtarët e një bordi shkollor në Kaliforninë e Veriu kanë dhënë dorëheqjen pasi bënë disa komente nënçmuese për disa prindër të nxënësve të tyre, në një takim online.

Anëtarët e Bordit të Administrimit të Shkollës fillore në Oakley Union, kishin menduar se po flisnin privatisht pa momente para fillimit të mbledhjes, kur në fakt pjesë në bisedë kishin qenë dhe prindërit, shkruan CNN.

Regjistrimi i takimit u publikua anonim në Youtube, ku mbikëqyrësi dhe anëtaret e bordit po komentonin statusin e një prindi që kishte postur në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, një anëtar i bordit tha se prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të kthehen në shkollë, sepse duan të pinë marijuanë në shtëpitë e tyre.

Pas publikimit të kësaj bisede, u njoftua dorëheqja e gjithë bordit, përmes një deklarate nga vetë ata./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!