Sergio Aguero ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Manchester City. Interesimi për të ardhmen e “El Kun” është i madh, Barcelona është një opsion konkret, por 32-vjeçari nuk ka vendosur asgjë rreth së ardhmes.
“Unë kam vetëm një dëshirë: dua të vazhdoj të luaj futboll. Kjo është e vetmja gjë që di. E di që më mbaron kontrata në verë, por nuk e di se çfarë do të ndodhë, sinqerisht“, thekson Aguero, i cili vijon me trajnerin e tij.
“Guardiola? Pep është realisht shumë i aftë, kujdeset në maksimum për çdo detaj. Falë Guardiolës është përmirësuar edhe futbolli.
Shumë skuadra të Premier League po tentojnë të kopjojnë stilin e tij. Pep është një trajner i shkëlqyer, nuk kam çfarë të shtoj tjetër“, deklaroi sulmuesi argjentinas. /abcnews.al