PD-Ramës: Ato që s’i bëre për 8 vjet, s’do t’i bësh për 4 vjet, vetëm ne do të sjellim ndryshimin

schedule17:00 - 17 Shkurt, 2021

schedule 17:00 - 17 Shkurt, 2021

Partia Demokratike ka reaguar me kritika ndaj kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” PD shkruan se në këto 8 vite Shqipëria është lënë në harresë nga qeveria Rama.

Ndërsa risjell në vëmendje edhe zgjedhjet e 25 prillit, PD shkruan se nëpërmjet saj Shqipërisë do t’i rikthehet shpresa dhe kryeministri do të humbasë.

Statusi:

Edi, ajo që s’i ke bërë për 8 vjet, s’do t’i bësh për 4 vjet. Të gjithë shqiptarët e dinë që e ke lënë në baltë Shqipërinë.

Vetëm ne mund ta sjellim ndryshimin dhe shpresën që i duhet Shqipërisë!

Më 25 prill fiton Shqipëria dhe humb Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!