Datë e shënuar për Vllazninë, Alban Xhaferi uron me fjalë zemre

schedule15:53 - 16 Shkurt, 2021

schedule 15:53 - 16 Shkurt, 2021

16 shkurt 1919-16 shkurt 2021, Vllaznia feston 102 vjetorin dhe në klubin shkodran janë të lumtur për shkak se kryesojnë Superioren pas 19 javësh kampionat. Të gjithë janë befasuar, pasi nuk ishin këto pritshmëri në fillim të sezonit.

Kjo datë e shënuar ka frymëzuar edhe sponsorin Alban Xhaferi, i cili në rrjetet sociale ka bërë një urim: “Sot është 102 vjetori i themelimit të Klubit më të vjetër në Shqipëri, Vllaznia. Ky klub lindi si një Vëllazëri e vërtete dhe nxori nga gjiri i tij emra të mëdhenj që zbukuruan futbollin shqiptar.

Frymëzuar nga trofetë e shumta që pasuan ndër vite , të gjithë së bashku me vizion bashkëkohor, duhet ta çojmë në nivelet më të lartë, në arenat kombëtare edhe ndërkombëtare!

Urojmë që emri i përjetësuar i emblemës së qytetit tonë të shkojë lart e më lart, aty ku futbolli i bukur, rritja e talenteve të reja dhe rikthimi i sukseseve të jetë motoja e zhvillimit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!