Analisti Arben Çeku i ftuar këtë të hënë në studion e ABC ka komentuar zgjedhjet e fundit të zhvilluara në Kosovë një ditë më parë.
Çeku në fjalën e tij është shprehur se Kosova dhe pse një shtet i ri ka dëshmuar se di të jetë më serioze nga ne.
Ndër të tjera ai është shprehur se Shqipëria duhet të marrë shembull nga Kosova që të arrijë të sigurojë zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Kosova megjithëse një shtet i ri ka dëshmuar më shumë seriozitet më shumë se ne. Së pari ka dëshmuar se i zgjidh problemet përmes zgjedhjeve, Kosova nuk i ka akumuluar problemet përmes krizave të tej zgjatura. Partitë politike në Kosovë kanë pasur një kohë të shkurtër për përgatitjen e tyre, e vetmja që ka pas më shumë kohë është Vetëvendosja. Albin Kurti në një mënyrë apo tjetër është i certifikuar nga rezultati i zgjedhjeve për ta parë atë si kryeministër.
Qytetarët e Kosovës janë më të lirë në vendi marrjen e tyre. Zgjedhjet në Ksoovë kanë treguar se standardi i zgjedhjeve në Shqipëri është i pallogaritshëm është e fundit në rajon sa i përket standardit demokratik të zgjedhjeve. Mungesë respekti për qytetarët intimidim për ato që punojnë në administratën publike përpjekja për të mbajtur pushtetin ka gërryer shtetin.
Kurti është një ndër politikanët më të artikuluar dhe di si ta dërgojë mesazhin e tij te qytetarët dhe pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës është maksimal. Qytetarët e kanë votuar Albin Kurtin pasi qytetarët e dinë se ai nuk ka qenë shumë në qeveri dhe nuk ka pasur mundësi që të korruptohet. Tashmë çdo kush është i zhgënjyer nga korrupsioni.
Kurti ka një lloj ngërçi në marrëdhënie ndërkombëtare, Hoti ishte në shtëpinë e bardhë dhe nënshkroi një marrëveshje që duhet të shikohet si një mundësi për të ecur para dhe jo të shikojë si pengese”, ka thënë Çeku./abcnews.al