VIDEO/ Sherri në Ballsh, Laçi del me qëndrim zyrtar: Pezullohet Nwabueze

schedule17:54 - 14 Shkurt, 2021

schedule 17:54 - 14 Shkurt, 2021

Kyrian Nwabueze ishte protagonist në duelin e djeshëm kundër Bylisit, jo me gola, por me grushtet e shkëmbyera me lojtarët kundërshtarë. Kartoni i kuq që mori e nxori sulmuesin amerikan jashtë “shinave” dhe reagimi ndaj Stivian Jankut solli më pas një sherr masiv.

Mbi ngjarjen e ndodhur ka reaguar edhe klubi i Laçit, që ka vendosur përkohësisht pezullimin e sulmuesit kryesor të skuadrës që vjet u shpall edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit. Ky është vetëm një vendim paraprak, sikurse shkruhet në komunikatën e mëposhtme të klubit të Laçit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Laçi (@kflaci.al)

“KF Laçi, pasi ka parë me qetësi gjithçka ka ndodhur përmes videove në ndeshjen me Bylisin, ka zhvilluar një mbledhje urgjente dhe ka vendosur pezullimin e përkohshëm të sulmuesit Kyrian Nwabueze. Sherri i djeshëm në sfidën me Bylisin dënohet nga klubi ynë, sikurse edhe sjellja e futbollistit tonë.

Pavarësisht arsyeve, nga ne nuk mund të pranohen veprime të tilla të dënueshme.  Nisur nga gjithë situata e krijuar, Nwabueze do të jetë i pezulluar për momentin dhe ndaj tij do të merren edhe masa të tjera në një vendim të dytë.

Dhuna në futboll nuk ka vend dhe ne si klub mbështesim futbollin e bukur dhe “fair-play”. Urojmë dhe shpresojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më, pasi nuk i kanë hije këtij sporti të bukur. Ne si klub do të jemi në shërbim të vlerave dhe të rritjes së futbollit”, shkruhen në reagimin e klubit kurbinas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!