Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Voton Valdete Daka apel qytetarëve: Respektoni masat anti Covid

schedule07:41 - 14 Shkurt, 2021

schedule 07:41 - 14 Shkurt, 2021

Në Kosovë prej orës 07:00 të mëngjesit të kësaj të diele ka nisur procesi I votimit për zgjedhjet parlamentare.

E para që ka votuar ka qenë Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Menjëherë pas votimit në prononcimin e saj për mediat Daka u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës, duke respektuar masat anti-Covid.

“Unë posa e kryva obligimin tim . SI kryetare mund të konfirmoj se KQZ’ja ka përfunduar të gjitha përgatitjet për këtë ditë.  Sot KQZ’ja do të bëjë monitorimin e mbarvajtjeve të zgjedhjeve. Ftoj qytetarët të respektojnë të gjitha rregullat e pandemisë dhe ta ushtrojnë të drejtën kushtetuese. I ftoj të gjitha subjektet politike që gjatë ditës të respektojnë të gjitha rregullat e KQZ-së”, ka thënë Daka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!