Kryeministri Edi Rama foli edhe për sistemin e drejtësisë duke u ndalur tek rasti i gjyqtares Enkeleida Hoxha, duke u shprehur se përdori forcën e abuzimit duke liruar njerëz që ishin dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa sot është në burg dhe se sipas tij është shembulli që tregon se si sistemi duhet të funksionojë.
Lexo edhe: SPAK i vuri prangat, lirimet e bujshme që firmosi gjyqtarja Enkelejda Hoxha
“Fakti është se një gjykatëse, një mostër që e përdori në mënyrë spektakolare e forcën e papërgjegjshmërisë disa kohë me parë dhe u habit gjithë dynjanë me vendimet e saj për të liruar njerëz me dënim të përjetshëm është sot në burg, përbën shembullin sesi sistemi do të funksionojë.
Kërkon shumë durim, ngritja institucioneve të reja, janë një proces i vështirë. Por më tregoni pak se para 7 vitesh kujt ia rrokte mendja se llumi në sistemin e drejtësisë do të hynte në sistem e drejtësisë.
Por sigurisht në premtuam drejtësi, por si do ta bëjmë drejtësinë? Ne do të bëjmë atë që nuk u bë që nga viti ’91, sepse po të ishin bërë sot do të ishim më para, sepse bebja do të ishte bërë 10 vjeç. Por ne na është që gjërat t’i bëjmë nga e para. Por nuk ka formula magjike që gjërat të bëhen pa forcë lidershipi”, tha Rama.
Kujtojmë se të enjten, Gjykata e Krujës vendosi për një sërë arrestimesh, mes të cilëve ishte edhe gjyqtarja Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku, të cilët dyshoheshin se po përgatisnin dosjen për lirimin e një të dënuari për vrasje.
Lexo edhe: Operacioni i bujshëm në Krujë, SPAK jep detaje për 10 arrestimet: Mes tyre gjyqtarja dhe avokati
Arrestimet:
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 caktoi masat e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit:
Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;
Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.
Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;
Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;
Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;
Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyëqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;
Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;
Gazmir Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.
Gentjan Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.
Isuf Tanuzi, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.
/abcnews.al/