Ky është momenti kur shpërtheu motori i një skafi në det, në zonën e Porto Palermos në Vlorë, ku mbetën të plagosur 4 persona.
Të plagosurit janë Mateo Merdanaj, Aleks Doda, Xhemal Ismailaj dhe Ardinant Qaziu.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur personat po punonin për riparimin e motorit të skafit. Në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një cigare ka shkaktuar zjarrin dhe motori është përfshirë nga flakët, më pas ka ndodhur shpërthimi, duke shkaktuar dëmtime te katër personat që ndodheshin pranë mjetit.
Dy prej të dëmtuarve kanë pësuar djegie të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe, për shkak të gjendjes së tyre, janë nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Dy personat e tjerë raportohet se kanë pësuar dëmtime më të lehta dhe ndodhen në gjendje më të stabilizuar./abcnews.al


