Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Trupi i verës bëhet në dimër”, instruktori rrëfen sekretet e palestrës: Disa vijnë edhe vetëm për foto

schedule20:53 - 17 Gusht, 2026

schedule 20:53 - 17 Gusht, 2026

Trajneri i fitnesit, Remil Peqini thotë se stërvitja për trupin nuk mund të jetë thjesht në një sezon, por duhet vazhdimësi.

Për “Summer Time Show”, në ABC News, Peqini u shpreh se në palestër ka njerëz që vijnë edhe vetëm për foto.

“Njerëzit mendojnë se do bëjnë trup brenda një muaji, e gjitha është stërvitja në vijimësi. Padiskutim, nuk mund të them se brenda një muaji ti mund të kesh rezultate, mund të biesh në peshë, por stërvitja nuk mund të jetë thjesht në një sezon. Trupi i verës bëhet në dimër. Gjatë verës për shkak edhe të pushimeve frekuenca në palestër bie, por jo për të gjithë. Ata që duan rezultate gjithë vitin shkojnë në palestër. Nuk kushton asgjë 30-40 minuta palestër tre herë në javë, nuk është asgjë”, theksoi aiai.



Por kush i frekuenton më shumë palestrat, meshkujt apo femrat?

“Para shumë viteve kanë qenë meshkujt, por 10 vjecarin e fundit, kanë nisur vajzat i përkushtohen palestrës. Vijnë. Ka edhe nga ata që vijnë thjesht për të qëndruar para pasqyrës, që thjesht zgjedhin një vend për foto, por ka edhe vajza që vërtet përkushtohen. Përveç pjesës fizike palestra të ndihmon edhe në anën psikologjike” tregon ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!