VIDEO/ Vllaznia fiton mes drithërimash, përgjigjen Partizani e Laçi! Tirana kapitullon

schedule15:56 - 13 Shkurt, 2021

schedule 15:56 - 13 Shkurt, 2021

Vllaznia rikthehet te fitorja, pasi mposhti me rezultatin 1-0 skuadrën e Apolonisë. Dajan Shehi ishte heroi i kuqebluve, që ruajnë diferencën prej 6 pikësh me Partizanin. Shkodranët rrezikuan në fund, kur Apolonia mund të shënonte pas zhvillimeve të një goditje dënimi. Fitore edhe për “Demat”, që kaluan me sukses Kastriotin.

Tre gola në pjesën e dytë, me Junior, Asanin dhe Cardoson që realizuan në portën e krutanëve. Fitore edhe për Kukësin, që e nxjerrin nga shinat Tiranën. 0-2 në kryeqytet, me Ibraimin që e zhbllokoi ndeshjen me penallti. Në fund Limaj realizoi të dytin.

Bylisi-Laçi ishte një ndeshje plot tension, me dy kartonë të kuq dhe Komisionin e Disiplinës që do të ketë punë të martën. Kurbinasit ia dolën të fitojnë me rezultatin 0-1 falë një goli të shënuar nga Renato Malota. Nwabueze dhe Carkanji ishin lojtarët e ndëshkuar me kartonë të kuq. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 19
E shtunë, më 13 shkurt, ora 14:00

Tirana-Kukësi 0-2
Shënues: Ibraimi (pen.) 17′, Limaj 90+4′
Kastrioti-Partizani 0-3
Shënues: Junior 65′, Asani 77′, Cardoso 83′
Vllaznia-Apolonia 1-0
Shënues: Shehi 57′
Bylisi-Laçi 0-1
Shënues: Malota 69′

83′ Cardoso, një minutë pasi u fut në lojë shënoi në portën e Kastriotit. 0-3 për Partizanin…

77′ Jasir Asani ndeshkon me golin e dyte skuadren e Kastriotit

69′ Malota ndëshkon skuadrën e Bylisit, Laçi në epërsi në Ballsh

65′ Stenio Junior ka ndëshkuar skuadrën e Kastrioti dhe Partizani e shikon vetën në epërsi

57′ Dajan Shehi me një goditje me kokë ndëshkoi skuadrën e Apolonisë. 

25′ Skuadra e Laçit pretendoi për një penallti në sfidën kundër Bylisit, pas një ndërhyrjeje kundër Julian Shehut

16′ penallti në favor të Kukësit, Agim Ibraimi e ka dërguar topin në rrjetë.  11-metërshi u shkaktua nga portieri Visar Bekaj 

Po luhen ndeshjet…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!