Në emisionin “Pressing” në ABC flitet për javën e ardhshme të Kategorisë Superiore. Para këtyre ndeshjeve ish-futbollisti i Tiranës, Florian Riza bëri një analizë paraprake.
“Faza e tretë e kampionatit është më e rëndësishmja për shkak të kushteve atmosferike dhe për shkak të objektivave. Kush fiton më shumë në këtë fazë, ai që fiton 9 ndeshje rresht, fiton titullin. Kur Tirana nisi fazën e dytë dje bëri 13 fitore në 15 javë.
Nëse fiton ndeshjet me tre ekipet e fundit, nëse i merr 4 pikë Kastriotit dhe me pak pikë me ekipet e tjera të forta, Vllaznia shpallet kampion. Ekip pa oshilacione nuk ka pse të ketë. Vllaznia nuk e ka humbur shkëlqimin, por e rëndësishme për një ekip që do të shpallet kampion, është të dijë të ngrihet.
Pas një humbje duhet të reagosh dhe nëse Vllaznia e kthen humbjen me Laçin në forcë, atëherë është në rrugën e duhur. Sot skuadrat duhet të sakrifikojnë shumë për topin dhe të rrezikojnë më shumë edhe në fazën mbrojtëse, për të marrë revanshin në sulm”, tha ndër të tjera Riza. /abcnews.al