Manchester United mund të ketë një trajner të ri. Jose Mourinho është në pozita shumë të vështira, dhe atë mund ta zëvendësojë një emër i madh.
Nuk dihet edhe sa kohë mund të rezistojë.
Jose Mourinho parashikohet të kalojë një vjeshtë të vështirë tek Manchester United, madje që tani po flitet për një pasardhës. Pretenduesi i ri i stolit nuk është më sekret, mediat kanë zbuluar emrin e Zinedine Zidane.
Ish-trajneri i Realit, jo vetëm është menduar si njeriu më i përshtatshëm për të zënë vendin e Mourinhos, por mediat thonë se ai është dakord. Pozitat e trajnerit portugez janë tronditur ndjeshëm kohët e fundit, për shkak të mossuksesit sportiv, por edhe të konfliktit me zv. Shefin ekzekutiv të klubit, Ed Uduord.
Murinjo është shprehur i zemëruar me mungesën e përforcineve, duke fajësuar drejtuesit, por nga Uduord nuk ka ardhur asnjë lëshim.
Për më tepër, besohet se drejtuesi i lartë vlerësohet lart nga pronarët, pasi ka meritën kryesore që Junajtid sot vlen rreth 3.5 miliardë euro, dhe që të ardhurat vjetore janë afërsisht 700 milionë euro.
Për Mourinhon, ky është sezoni i tretë në “Old Traford” dhe ai nuk ka mundur të fitojë Premier Ligën, as Ligën e Kampionëve, dhe duket e vështirë që ta bëjë edhe këtë vit. Në të kundërt, Zidane, u largua si hero nga Reali i Madridit.
Trajneri francez, ish-futbollist i madh, fitoi tri herë radhazi Championsin, ndërsa papritur dha dorëheqje pak ditë pas triumfit të fundit, në muajin Maj të këtij viti./abcnews.al