Manchester City nuk ndalet as përballë Liverpool. Djemtë e Pep Guardiolës fituan 1-4, duke u rikthyer te suksesi në “Anfield” pas plot 18 viteve. Fitorja e dhjetë radhazi në kampionët për “Cityzens”, të cilët kryesojnë Premier League me 50 pikë, 10 më shumë se kampionët në fuqi.
City ka luajtur një ndeshje më pak se rivalët, të cilët i ka nxjerrë nga gara për titull me fitoren e sotme me “poker”. Skuadra mike humbi një penallti në pjesën e parë. Ilkay Gundogan gaboi nga pika e bardhë, por korrigjoi shënjestrën në minutën e katërt të pjesës së dytë.
A ???? win for @ManCity ?#LIVMCI pic.twitter.com/rhPEvmsFpJ
— Premier League (@premierleague) February 7, 2021
Momo Salah barazoi përkohësisht në minutën e 63-të. Ylli egjiptian ktheu në gol një penallti, por vetëm kaq për Liverpool. City ndërroi marsh dhe realizoi edhe tre gola të tjerë. Sërish Gundogan, Rahem Sterling dhe Phil Foden. Tre gola brenda dhjetë minutave dhe ekipi i Jurgen Klopp (regjistroi disfatën e tretë radhazi shtëpiake në kampionat) në tapet.
NDESHJET E TJERA – Tottenham është rikthyer te fitorja pas tre humbjeve rresht. Skuadra e Jose Mourinho mposhti në shtëpi skuadrën e West Brom me rezultatin e pastër 2-0. Në fushë ishte edhe Harry Kane, i rikuperuar, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 54-t të takimit.
Katër minuta më parë Son Heung-Min dyfishoi shifrat dhe praktikisht e mbylli ndeshjen. Takim tjetër i luajtur sot ishte Wolves-Leicester, që u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0 dhe “Dhelprat” janë “salduar” në vendin e tretë në kampionat. /abcnews.al


