Marrëdhënia e Olivia Wilde dhe Harry Styles duket se është më e fortë se kurrë, pasi lidhja e tyre u bë publike së fundmi. Një burim është shprehur se gjërat mes tyre janë bërë serioze dhe po kalojnë gjithë kohën së bashku.
“Ajo është e lumtur me Harryn. Olivia dhe Harry vazhdojnë të filmojnë në Los Angeles, por ka qenë i ndërlikuar për shkak të Covid-19. I kanë ndërprerë xhirimet disa herë për testime.”, u shpreh burimi për revistën “People”.
Më parë, burimi konfirmoi për revistën People se të dy u afruan së bashku ndërsa po xhironin për projektin e ëilde, që luan së bashku me ish-anëtarin e One Direction në rol kryesor.
Olivia është përballur me një lum kritikash për shkak të diferencës së madhe në moshë me Harry-n. Fansat e këngëtarit britanik kanë shprehur zemërimin duke “shënjestruar” 39-vjeçaren në rrjete sociale. /abcnews.al