KQZ e Kosovës për ABC: Votat e Kurtit apo dikujt tjetër që nuk është certifikuar, nuk llogariten

schedule11:47 - 5 Shkurt, 2021

schedule 11:47 - 5 Shkurt, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës i është përgjigjur ABC në lidhje me vlefshmërinë dhe pavlefshmërinë e fletë votimeve.

Në përgjigjen e tyre KQZ thekson se ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i ndryshuar në vitin 2010, ka qartësuar mënyrën e votimit.

Sipas nenit 110, paragrafi 4, votuesi pajiset me një fletëvotim në zgjedhje dhe a). e shënjon atë me votën për një subjekt politik, dhe b) mund që po ashtu të shënojë atë me vota për deri në 5 kandidatë nga lista e subjektit politik. Ndërsa, në paragrafin 5 theksohet se se “nëse një fletëvotim shënjohet për më shumë se 5 kandidatë, atëherë numërohet vetëm vota e hedhur për subjektin politik”. Pra, votuesi duhet të zgjedhë vetëm 1 subjekt politik dhe më së shumti 5 kandidatë nga ai subjekt politik.

Ndërkohë në lidhje me procesin e numërimit ato theksojnë se do të përllogariten vetëm votat e kandidatëve të certifikuar.

“Pas përfundimit të votimit, anëtarët e Këshillit të Vendvotimit, të cilët përfaqësojnë subjektet politike, numërojnë fillimisht votat për subjektet politike, duke krijuar dengje me votat e vlefshme për secilën prej tyre. Pas këtij procesi, Këshilli i Vendvotimit numëron pjesën tjetër të fletëvotimit: votat e kandidatëve.

Këto të dhëna paraqiten në Fletat Llogaritëse të Kandidatëve (FLLK) për secilin fletëvotim. Në këto fleta paraqiten të dhënat për çdo numër. Pas kësaj, bëhet bartja e totalit të votave për secilin kandidat të certifikuar.

Pra, nëse një subjekt politik ka të certifikuar 4 kandidatë dhe në fletëvotim janë shënjuar 5 numra, në FLLK evidentohen këto 5 shënjime, por ato nuk barten të gjitha në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve. Në këta formularë bartën vetëm votat e kandidatëve të certifikuar”, thuhet në përgjigjen e KQZ-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!