Aksident në Zhamë të Lushnjës, dy të plagosur, fëmija 8 vjeç rëndë

schedule09:18 - 22 Gusht, 2018

schedule 09:18 - 22 Gusht, 2018

Dy të plagosur një prej të cilëve fëmijë tetëvjeçar është në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë- Rrogozhinë. Mjeti tip benz i drejtuar nga Marindo Rona ka dalë nga rruga për rreth 200 metra, në çakull përbri karrexhatës dhe është perplasur në muret e një nënkalimi.

Për pasojë janë dëmtuar dy persona që udhëtonin si pasagjerë në mjet, ndërsa drejtuesi nuk ka pësuar asgjë.  Një prej të plagosurve, fëmija 8 vjeçar,  pasi është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjë është nisur për mjekim më të specializuar drejt Tiranës, pasi gjendja shëndetësore ka qenë tepër e rëndë.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor aksidenti me dy të plagosur ndodhi pas drejtuesi i mjetit ishte përgjumur dhe kishte dalë nga rruga. /abcnews.al