Partizani nuk ndalet në merkato dhe prezanton një tjetër lojtar. Marko Van Basten Çema, djali i Kastriot Çema (Joti), legjendë e tifozerisë së kuqe, është përforcimi i fundit i klubit kryeqytetas.
23-vjeçari ishte pjesë e Kukësit sezonin e kaluar dhe shënoi një gol me ekipin verilindor. Pjesën e parë të këtij sezoni e kaloi tek Erzeni në Kategorinë e Parë.
ZYRTARE
Marko Van Basten Çema është afrimi i radhës.Posted by FK Partizani Albania on Monday, 1 February 2021
Çema, i cili ka qenë pjesë e ekipeve zinxhirë të Partizanit, do të aktivizohet me skuadrën B. “Sulmuesi 23 vjeçar është prezantuar sot dhe vjen si përforcim cilësor te Partizani B.
Në karrierën e tij Çema ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Akademisë Partizani për të vijuar me eksperiencat në ekipet e Kukësit, Dinamos dhe së fundmi Erzenit“, lexohet në komunikatën zyrtare të Partizanit. /abcnews.al