Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kërkesat e protestuesve, të pakuptueshme”/ Nura: T’i jepet fund dhunës, kryeministri bëri thirrje për dialog

schedule13:47 - 19 Tetor, 2026

schedule 13:47 - 19 Tetor, 2026

Artur Nura thotë se kërkesat e protestuesve janë të paqarta dhe nuk ofrojnë zgjidhje.

Në një intervistë për ABC News, Nura u shpreh se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, do e dërgonte vendin të rrugë të pakuptueshme.

Nura shtoi se Rama bëri thirrje për dialog dhe se duhet t’i jepet fund dhunës.



“Kërkesat që janë qartazi të pakuptueshme, kërkon situatë në kolaps, pa afruar asnjë zgjidhje. Ky skenar nuk na çon askund, në kaos. Nëse do i referohemi asaj që po ndodh në Itali dhe Francë. Në Francë, ministri i Brendshëm dha dorëheqjen, por presidenti nuk e pranoi. Duket se Tirana po kryen detyrat e shtëpisë në forma optimale. Pas asaj konference në Luksemburg, kemi protesta të dhunshme. Dorëheqja, do e çonte në rrugë të pakuptueshme vendin. Pala tjetër nuk ka portrete publike, që kanë besimin e atyre që marrin pjesë. Të gjithë gjasat, kemi një lëvizje marksiste, e Arlind Qorit. Fakti që koordinohen në mënyrë ilegale, e bëjnë më problematike. Në demokraci vendos vota, jo dhuna në shesh. Pjesëmarrja, pasdite ka një pjesëmarrje më të gjerë.

Gjithmonë, pjesa e protestës, e dhunshme, është shumë e vogël. Problemi është që kjo dhunë, shteti përballë një grupi individësh të maskuar, kjo cënon rendin kushtetues të vendit. Duhet që edhe në rastin e Shqipërisë, të mblidhet Këshilli i Sigurisë. Të analizohet situata. E rëndësishme është dialogu. Kryeministri bëri thirrje për dialog”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!