Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arsenal ruan ritmin/ Gol i Madueke në fund, “Topçinjtë” mundën 0-1 Nottingham

schedule13:30 - 19 Tetor, 2026

schedule 13:30 - 19 Tetor, 2026

Gara për titullin kampion në Premier League vijon në distancë mes Manchester City dhe Arsenal. Pas suksesit të “Cityzens”, me 24 orë vonesë erdhi edhe përgjigja e “Topçinjve”, që në sfidën e javës së shtatë kaluan 1-0 një transfertë të vështirë si ajo kundër Nottingham Forest.

Pas një përballje të luftuar dhe me shumë raste në të dyja portat, ndeshja u zhbllokua vetëm në minutën e 80-të. Madueke ndali topin në rrjetë për epërsinë e Arsenal ndërsa realizimi i sulmuesit të kombëtares angleze vulosi edhe fitoren e kampionëve në fuqi të Premier League.

Me këtë sukses, “Topçinjtë” ruajnë ritmin e rivalëve direktë dhe ngushtojnë sërish në tre pikë diferencën me kryesuesit e Manchester City.



Krejt i ndryshëm është diskutimi për Manchester United. “Djajtë e Kuq” kanë harruar si fitohet, duke u ndalur 1-1 në fushën e Leeds. Ky ishte barazimi i tretë radhazi dhe katërti në pesë ndeshjet e fundit ku kanë edhe një humbje.

United mbylli pjesën e parë në epërsi me Mbeumo, por pas pushimit nuk arriti ta sigurojë atë. Në minutën e 51-të, Calvert-Leëin barazoi shifrat e rezultatit që do të mbetej në fuqi deri në vërshëllimën e fundit.

Një tjetër zhgënjim për “Djajtë e Kuq”, që vijojnë të jenë shumë larg emrit të madh me vetëm shtatë pikë në shtatë ndeshje dhe të pozicionuar në vendin e 13-të në Premier League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!