Partizani këtë merkato ka qenë klubi më aktiv dhe e vërtetoi këtë edhe ditën e djeshme kur arriti marrëveshjen me Mëllugjën dhe Fuentes.
Por ata nuk janë të vetmet lëvizje të fundit sepse klubi po mendon edhe për të ardhmen dhe ka vendosur rikthimin e një talenti të akademisë së kuqe.
Franci Lala ka lënë Korabin pas vetëm 3 muajsh dhe është bashkuar me Partizanin. Afrimin e 21-vjeçarit e bën të ditur vetë klubi i Partizanit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Lala qe afruar që në merkaton e verës te Partizani, duke u stërvitur për disa javë me të kuqtë, por bllokimi i merkatos e detyroi talentin të kalonte për pak muaj te Korabi.
NJOFTIMI I KLUBIT – Franci Lala është afrimi i radhës në merkaton e janarit . Mbrojtësi 21 vjeçar është prezantuar sot në ambientet e klubit pasi ka firmosur kontratën deri në 2022 me të kuqtë.
Lala një produkt i Akademisë së Partizanit, pas eksperiencave te Luftëtari dhe së fundmi te Korabi rikthehet në familjen e kuqe. /abcnews.al