Selia blu iu referua sërish sot biznesmenit të arrestuar në Greqi, Edmond Bego. Deputeti Enkelejd Alibeaj, në një dalje për mediat kërkoi shpjegime për këtë person edhe nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Qeveria, policia dhe prokuroria heshtin nën urdhrat e krimit për t’i dhënë kohë numrit dy të socialistëve Taulant Balla që të mbulojë akuzën publike për lidhjet e tij me trafikantin ndërkombëtar të drogës Mondi Bega. Deklarata erdhi nga demokrati Enkelejd Alibeaj, i cili i thotë Taulant Ballës dhe shefit të ekzekutivit Rama se e kanë gabim të shpresojnë harresën e këtij skandali. Për këtë i shtron të tjera pyetje pushtetarëve.
“ Taulant Balla duhet t’u shpjegojë shqiptarëve:
• Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqishëm këto dy vitet e fundit?
• Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189?
• A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?”
Sipas ish-ministrit të Drejtësisë Alibeaj, Taulant Ballën nuk e ndihmojnë dot ato që quan mashtrime të trasha të Pjerin Ndreut, i cili një ditë më parë deklaroi se trafikanti, sot i lënë në qeli nga autoritetet greke, u lirua menjëherë nga drejtësia e shtetit fqinj./abcnews.al