Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Miratojmë ligjet, opozita u fryn bilbilave”/ Balla: Buxheti i parë mbi 10 miliardë euro, 150 milionë euro u kthehen familjeve shqiptare

schedule12:14 - 29 Tetor, 2026

schedule 12:14 - 29 Tetor, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se opozita vijoi me kaos në Kuvend, ndërsa u miratua kalendari i shqyrtimit të buxhetit.

Në një komunikim për mediat, Balla theksoi se buxheti i ri kalon për herë të parë në historinë e vendit vlerën prej 10 miliardë eurosh. Ai vlerësoi gjithashtu paketën fiskale, duke deklaruar se 150 milionë euro do t’u rikthehen buxheteve familjare shqiptare.

Balla u shpreh se edhe opozita duhet të marrë pjesë në votim dhe të mbështesë dyfishimin e rritjes së pensioneve, sipas premtimit të bërë një vit më parë.



“Opozita vazhdoi me kaos. Sot u miratua dhe kalendari i shqyrtimit të buxhetit. Kemi buxhetin e parë mbi 10 mld euro në historinë tonë si shtet. Edhe paketa fiskale me lajme po aq të mira. 150 mln euro i kthehen buxheteve të familjes shqiptare. Biem të gjithë dakord që edhe opozita duhet të marrë pjesë në votim, duhet të votojë dyfishimin e rritjes së pensionit siç e kemi premtuar viti e kaluar. Grupi parlamentar i PS përbëhet nga 82 anëtarë dhe të 82 janë aty për të votuar sepse kontrata është me PS dhe me Shqipërisë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!