Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Bulevardin Zogu I në Tiranë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shkruan ndër të tjera se është kënaqësi të kalosh në mbrëmje në këtë zonë të kryeqytetit, kur ka përfunduar projekti i Rilindjes Urbane.
“Çfarë kënaqësie të kalosh në mbrëmje në Bulevardin Zogu I, kur ka përfunduar tanimë projekti i Rilindjes Urbane që i ka dhënë aksit historik një vezullim mbresëlënës – pa llogaritur rritjen e mënjëhershme të vlerës së pronës së banorëve e të tregtarëve të krejt zonës?”, shkruan Rama krahas fotove.