Racizmi ndaj yjeve të United, Rashford: Nuk ndikon te mua, jam krenar për ngjyrën time

schedule11:28 - 31 Janar, 2021

schedule 11:28 - 31 Janar, 2021

Në javët e fundit kanë qenë disa futbollistë të Manchester United që janë diskriminuar në rrjetet sociale nga tifozët. Humbja ndaj vendit të fundit të renditje, Sheffield United, shkaktoi shumë pakënaqësi tek ata dhe nuk i kursyen komentet raciste ndaj lojtarëve me ngjyrë. Pikërisht për këtë temë ka reaguar Marcus Rashford, i cili thekson se është krenar për ngjyrën e tij.

“Njerëzimi dhe rrjetet sociale po bëjnë më të keqen. Unë jam një njeri me ngjyrë dhe jetoj çdo ditë krenar që jam kështu. Askush nuk do të më bëjë të ndihem ndryshe. Kështu që më vjen keq nëse po prisnit një reagim më të fortë, por duhet ta dini që nuk do ta arrini”, shkruan anglezi.

“Nuk dua të publikoj komentet, pasi do të ishte e papërgjegjshme nga ana ime dhe nuk ka asgjë origjinale në to. Unë kam fëmijë të të gjithë ngjyrave që më ndjekin dhe ata nuk kanë pse t’i lexojnë ato. Një lajm më i mirë. Falenderoj Arsenalin për të gjithë programin gjatë ndeshjes, edhe pse do të isha ndjerë më mirë nëse do të kishim marrë tre pikët”, përfundon shkrimin e tij Rashford. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!