Manchester City shfrytëzoi gafën e United, mposhti 1-0 në shtëpi Sheffield United dhe kryeson Premier League me 4 pikë më shumë se “armiqtë” e të njëjtin qytet.
Ky ishte suksesi i 13-të radhazi në të gjithë kompeticionet për ekipin e Pep Guardiolës, që po kalon një moment fantastik. Sfida u vendos nga një gol i Gabriel Jesus në minutën e nënte.
Ferran Torres dhuroi “show” brenda zonës kundërshtare dhe dhuroi një asist për sulmuesin brazilian, i cili s’e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.
Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Crystal Palace në shtëpi ndaj Ëolves. Përballja u vendos nga goli i Eberechi Eze (60′). Përballja tjetër mes WBA dhe Fulham përfundoi në barazim 2-2. /abcnews.al