Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 941 raste të reja me koronavirus, 526 prej të cilëve në rajonin e Atikës.
Ndërkohë kanë ndërruar jetë 22 persona të infektuar duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 5764, që prej fillimit të pandemisë.
Aktualisht 260 pacientë po trajtohen në intubim, ndërsa mosha mesatare e tyre është 68 vjeç.
85.8% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart. /mv.abcnews.al