Sherr mes tifozerive në ndeshjen Skënderbeu-Partizani

schedule21:32 - 17 Gusht, 2018

schedule 21:32 - 17 Gusht, 2018

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit, që po luhej sonte në Korçe, e para për këtë sezon të Superligës, është ndërprerë për pak minuta. Shkak është bërë përplasja e dhunshme mes tifozerive të skuadrave.

Mesohet se tifozeria guerrile e skuadrës kryeqytetase ka qëlluar me gurë tifozerinë korçare. Forca të shumta policore kanë ndërhyrë duke ndarë tifozet, ndërkohë që disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat. Deri tani nuk është raportuar për persona të dëmtuar nga dhuna në stadium.

Në stadiumin e Korçës ka pasur edhe kore me ofendime mes të dyja tifozerive. Pas vendosjes së situatës nën kontroll ndeshja ka rifilluar.

Takimi Skënderbeu- Partizani është ndërprerë në pjesën e dytë, ndërkohë që rezultati ishte 0-0. Në  përfundim te saj, ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 për Skënderbeun, me gol të shënuar nga Muzaka nga pika e 11 metërshit. /abcnews.al