“Plasi bombola në shkollë”! Prindërit në Shkodër për protestë, bashkia: U prish vetëm çelësi

schedule16:54 - 27 Janar, 2021

schedule 16:54 - 27 Janar, 2021

Prindërit që kanë fëmijët në shkollën 9 vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër kanë denoncuar sot në rrjetet sociale se një bombol gazi ka shpërthyer. Ngjarja sipas tyre është shënuar gjatë ndërrimit të bombolës së gazit.

Furnella e djegur

Fatmirësisht, prindërit thonë që nuk ka pasur të lënduar, por nuk do ta lënë me kaq, pasi ditën e hënë kanë njoftuar një protestë kundër ngrohjes me gaz, raporton gazetari i ABC në Shkodër, Simon Shkreli.

Por bashkia e Shkodrës e mohon denoncimin duke dhënë një tjetër version të ngjarjes. “Paraditen e sotme jemi njoftuar nga Drejtoria e shkollës “Ndrej Mjeda” për defekt të furnellës të ngrohjes me gaz në një klasë.

Ngrohja me gaz mbetet shqetësim. Çdo vit po zëvendësojmë ngrohjen me gaz nepër shkolla, një trashëgimi e keqe. Shkolla “Ndre Mjeda” është ndër ato shkolla që është projektuar për t’u zëvendësuar.

Kjo shkollë ka funksionuar përpara më shumë se 15 vitesh me ngrohje me dru. Sistemi është bllokuar ndër vite nga ndërhyrje të paligjshme në shkollë.

Bashkia Shkodër ka vlerësuar ndërhyrjen, ka kryer procesin e blerjes së stufave me dru dhe do të vijojë me vendosjen dhe ndërhyrjen për ta rikthyer funksional sistemin e ngrohjes me dru.

Në vitin 2015 jane furnizur me gaz 53 shkolla. Në vitin 2020-2021 furnizohen me gaz 17 shkolla.” thotë bashkia.

Ndërkohë që pak ditë më parë në Tiranë nga rrjedhja e gazit në një shkollë private në Tiranë gjashtë nxënës përfunduan në spital./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!