Bashkimi Europian kundërshton deklaratat e administratorit të deleguar të AstraZeneca- Pascal Soriot- dhe kërkon që të hiqet klauzola e cila ruan sekretin për të mos publikuar kontratën. Brukseli sqaron se nuk është parashikuar që dozat për Bashkimin Europian duhet të kufizohen në numër nga fabrika e Belgjikës, por një gjë e ngjashme mund të ndodhë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Për Paskal Soriot, nuk ekziston asnjë detyrim ndaj Bashkimit Europian. Ai thekson se në kontratën aktuale shkruhet qartë se duhen më shumë përpjekje dhe se do bëhet më e mira. Ai shton se është vendosur të përdoreët kjo formulë në kontratë pasi në atë kohë Bashkimi Europian dëshironte të kishte të njëjtën sasi prodhimi të Mbretërisë së Bashkuar, dhe pse kontrata ishte firmosur tre muaj më pas
Por Brukseli nuk pranon. Jo vetëm kundërshton fjalët e administratorit të deleguar të AstraZeneca por kërkon që të publikohet kontrata dhe të përgënjeshtrohet publikisht Soriot. Pra, mund të thuhet që ka nisur zyrtarisht lufta për vaksinat.
Zëdhënësi i komisionit të BE-së, Erik Mamer këmbënguli se kompania duhet të respektojë kontratën dhe të vazhdojë me dorëzimet. Në të njëjtën linjë është edhe presidentja Ursula von der Leyen e cila gjatë forumit ekonomik të Davos kritikoi prodhuesit e vaksinave duke thënë se duhet të respektojnë afatet e dorëzimeve.
Pasditen e të mërkurës ishte parashikuar një mbledhje e komitetit drejtues për vaksinat të BE-së me AstraZeneca, në të cilin komiteti do të këmbëngulte dorëzimin e dozave por takimi është shtyrë për të enjten nga kompania farmaceutike. Shenjë që tregon se klima mbetet e tensionuar./abcnews.al