Detaje të reja mësohen nga atentati në Vlorë ku i plagosur mbeti Marion Mitro.
ABC mëson se gjatë marrjes në pyetje, i plagosuri ka deklaruar se ka qenë me kurriz në momentin kur u qëllua dhe se nuk ka parë asnjë autor. Po ashtu, Mitro ka deklaruar se kohët e fundit nuk ka pasur asnjë konflikt dhe se nuk e di se kush mund të ketë dashur t’i bëjë keq.
Pasi e qëlluan, sipas burimeve, Mitro ka qëndruar i shtrirë dhe ka pritur derisa makina është larguar. Burime nga grupi hetimor për gazetarin Elton Nika bëjnë të ditur se ndaj Mitros është qëlluar dy herë, ndërsa ende për ngjarjen nuk ka të dyshuar. s.b/abcnews.al/