Grabiti me pistoletë lodër farmacinë në Tiranë, momenti kur autori largohet nga vendngjarja

schedule10:15 - 27 Janar, 2021

schedule 10:15 - 27 Janar, 2021

Një grabitje me “armë” ka ndodhur mbrëmjen e 26 janarit në një farmaci pas shkollës “Sami Frashëri” në kryeqytet. Ndërkohë, ABC ka siguruar pamje të momentit kur është larguar nga vendi i ngjarjes autori i dyshuar Kristi Çinari.

Siç duket nga pamjet, i riu mban kapuçin e bluzës që ka veshur vënë ndërsa largohet me nxitim.

21-vjeçari dyshohet se përdori një një pistoletë lodër dhe duke kërcënuar me atë, ai mori xhiron ditore mbi banak rreth 200-300 mijë lekë. I riu e ka kryer grabitjen i vetëm, por nuk dihet nëse ka pasur persona të tjerë që e kanë pritur jashtë.

Çinari është i njëjti person që pak ditë më parë grabiti filialin e institucionit financiar Kredo.al në rrugën Bardhyl në Tiranë. s.b/abcnews.al/