Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Pamje nga vendi i ngjarjes

schedule16:54 - 5 Gusht, 2026

schedule 16:54 - 5 Gusht, 2026

ABC News ka arritur që të sigurojë pamje nga vendngjarja, ku u grabit mesditën e kësaj të mërkure, 5 gusht, një argjendari në zonën e Kamzës.

Dy persona, ende të paidentifikuar nga policia, nën kërcënimin e kallashnikovit, kanë arritur të marrin sende me vlerë nga një argjendari dhe më pas janë larguar.

Autorët kanë lëvizur me një motor pa targa. Ata janë arratisur drejt zonës së Institutit Bujqësor Kamëz ku më pas kanë humbur gjurmët nëpër rrugicat e lagjeve.



Në pyetje, policia ka marrë dy punonjëset që ndodheshin në argjendari, të cilat kanë deklaruar se autorët nuk synonin paratë, por vetëm bizhuteritë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!