Vllaznia vazhdon të jetë aktive edhe në këto ditë të fundit të merkatos së janarit. Prej orësh në mediet shkodrane qarkullonin lajmet se klubi kryesues i Superligës ka arritur marrëveshjen me fantazistin malazez, Milos Kalezic.
Ndërkohë, abcnews.al në një bisedë të shkurtër me drejtorin sportiv të Vllaznisë, Matko Djarmatin merr konfirmimin e tij për marrëveshjen me mesfushorin nga vendi fqinj.
Djarmati zbulon se sot është plotësuar dokumentacioni i Kalezic dhe nesër do të bëhet prezantimi i tij para medieve. 27-vjeçari e ka kaluar gjithë karrierën e tij në Ballkan, teksa më shumë ka luajtur në kampionatin malazez.
Në sezonin e fundit ai ishte pjesë e Titograd, ku u aktivizua rregullisht dhe grumbulloi 17 ndeshje, duke shënuar edhe 1 gol. Në dy sezonet e shkuara ai luajti me Petrovac dhe shënoi 14 gola. /Denis Lala- abcnews.al