Grabiti farmacinë, autori dyshohet se grabiti Kredo.al pak ditë më parë! Përdori pistoletë lodër

schedule21:45 - 26 Janar, 2021

schedule 21:45 - 26 Janar, 2021

Në foto farmacia e grabitur

Detaje të reja janë mësuar nga grabitja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se autori dyshohet se ka përdorur një pistoletë lodër. Në kërcënimin e saj ai ka marrë xhiron ditore mbi banak rreth 200-300 mijë lekë. Ai ka kryer grabitjen i vetëm, por nuk dihet nëse ka pasur persona të tjerë që e kanë pritur jashtë.

Autori dyshohet se është Kristi Çinari 21 vjeç, i njëjti që pak ditë më parë grabiti filialin e institucionit financiar Kredo.al në rrugën Bardhyl në Tiranë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e cila thekson se janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me shërbime të shtuara policore.

Reagimi i policisë: Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.

 Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!