Reshjet shkaktojnë përmbytje në disa zona në Kosovë

schedule14:45 - 26 Janar, 2021

schedule 14:45 - 26 Janar, 2021

Si pasojë e reshjeve të dendura në disa rajone të Kosovës janë regjistruar përmbytje.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se Lumi Mirusha ka dalë sërish nga shtrati, ndërsa dy ura janë nën ujë.

“Është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha dhe në rrjedhat tjera të ujërave, duke shkaktuar daljen nga shtrati të lumit, kryesisht në prona bujqësore, por edhe në rrugë dhe si pasojë rruga Mirushë-Gurbardh është bllokuar, dhe vështirësi ka edhe në akset rrugore Malishevë-Kijevë, Malishevë-Banjë dhe Turjakë-Bubël, ndërsa rrugët në malet e Berishës, janë të kalueshme, pasi është larguar bora nga rrugët”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu përmbytje janë raportuar edhe në komunën e Podujevës.

Ndërkohë raportohet se përmbytjet kanë shkaktuar dëme ekonomike  në bujqësi, infrastrukturë .

Deri më tani ende nuk dihet vlera e saktë e dëmeve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!