Joan Laporta është një nga kandidatët për presidentin e ri të Barcelonës. 58-vjeçari ka drejtuar me sukses edhe më parë katalanasit (2003-2010), dhe shihet si favorit për fitimin e zgjedhjeve.
Rikthimi i tij në krye të klubit pritet të sjellë rinovimin me Leo Messin, yllin dhe kapitenin e Barcelonës. Merkato do të jetë e zjarrtë, teksa është zbuluar edhe dëshira e madhe për sulmin.
Nëse shpallet sërish president, Joan Laporta do të bëjë të pamundurën për të transferuar Alexandre Lacazette në “Camp Nou”. Në Spanjë janë të sigurt për këtë lëvizje.
Francezi i Arsenalit ka “parakaluar” në këtë mënyrë Memphis Depay. Holandezi i Lyon del lojtar i lirë në fund të sezonit dhe është i preferuari i trajnerit Koeman. Në garë për Depay është edhe Juventusi. /abcnews.al